Meta mbledh kryesinë: Partitë ti japin statusin vendit para zgjedhjeve

LSI mbetet e vendosur për të mos u përfshirë para kohe në ethet elektorale. Ky ka qenë qëndrimi i prerë i kreut të LSI, Ilir Meta, në mbledhjen e parë të kryesisë së re të kësaj partie, pasi sipas forca që ai kryeson do të vazhdojë të bëjë rolin e ndërmjetësit ndërmjet dy forcave kryesore deri në gjetjen e konsensusit për votimin e tre ligjeve në Kuvend.Duke mos nguruar të apelojë dhe njëherë të apelojë në drejtim të PD-PS, Meta vlerësoi se pas humbjes së trenit të dimrit, duhet bërë cdo gjë që të merret statusi i vendit kandidat ne pranverën e 2013, pasi në kundërt sipas tij, do të ishte një humbje historike dhe e pafalshme për klasën politike shqiptare."LSI është e vendosur që të mos jetë palë me askënd dhe kundër kurrkuj në cdo lloj konflikti politik, por një alternativë me kërkesa më të larta ndaj vetes. Shpreh vendosmërinë për të mos u mbërthyer në mënyrë të parakohshme nga ethet elektorale, pasi jam i bindur se nëse politika gjen konsensusin jemi ende në kohë për kalimin e tre ligjeve, për të fituar statusin brenda pranverës para garës elektorale, pasi në të kundërt statusi mund të shtyhet në një mënyrë jo të drejtë, do ishte vonesë historike dhe e pafalshme për të gjitthë. Apeloj dy forcat kryesore, të bëjnë cdo gjë që të maksimizojnë energjitë për marrjen e statusit, ne do bëjmë cdo gjë nga ana jonë, por secili duhet të marrë përgjegjësitë e tij" tha Meta.Duke evidentuar moshën e re të kryesisë së LSI, zoti.Meta tha se kjo kryesi është premtuese dhe është detyra e tij si lidershipii ri për LSI tu përgjigjet të gjithë atyre risive që solli Konventa e LSI dhe bashkarisht të punojnë për realizimin e detyrave."Do jemi të angazhuar për të rritur standdardet e komunikimit publik. Një politikë e mbarë dhe konstruktive dhe një alternativë për vendin, kjo ishte risija që solli Konventa për të ardhmen e LSI. Dua të shpreh angazhimin e LSI për ti shërbyer stabilitetit të vendit, forcimit të institucioneve dhe reformimit të mëtejshëm të tyre për ti shërbyer integrimit europian, si mundësia e vetme për të garantuar prosperitet"theksoi ai.Ndërkaq Kryesia e LSI ka  emëruar Majlind Lazimin Sekretar për çështjet ekonomike, Kasem Cenajn Sekretar Politik të Qarkut Vlorë dhe Përparim Spahiun Sekretar politik të Qarkut Dibër.