Panariti reagon për UÇPMB-në: Heqja me dhunë, destabilizim për Ballkanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2013, 16:50
Heqja me dhunë e përmendores së UÇPMB-së do të ndikonte në tensionimin e gjithë Ballkanit.Kështu ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti në një intervistë dhënë për mediat kosovare.Sipas tij kjo çështje duhet parë edhe më gjerë, pasi ky është një kontribut shumë negativ i acarimit të situatës dhe krijimit të tensioneve në atë rajon që mund të ketë ndikim në të gjithë Ballkanin.“Serbia duhet të jetë e përgjegjshme dhe të mos ndërmarrë akte ekstreme siç është heqja me dhunë e përmendores së UÇPMB-së. Një gjë e tillë prek ndjenjat dhe cenon të drejtat e shqiptarëve të Luginës”, ka thënë Ministri Panariti.