Shtatorja e Ismail Qemalin, vendi në Muzeun Kombëtar ende bosh
Ndertimi i një monumenti të ri për plakun e urte, Ismail Qemali, nuk mundi të realizohej as në vitin e 100 vjetorit të pavarësisë.Edhe pse ishte premtuar qe zhvendosja e statujes se Ismail Qemalit te realizuar nga Odhise Paskali në vitin 1981, nga Muzeu Historik Kombetar prane Kuvendit,do te zevendesohej me nje tjeter, kjo akoma nuk ka ndodhur.Sipas te dhenave nga Galeria Kombetare e Arteve, cila organizoi edhe konkurset per bocetet, kjo cështje tashmë i përket Ministrise se Kulturës pasi institucioni i Galerise i ka mbyllur te gjitha procedurat.Nderkohë sipas të dhënave nga Ministria e Kulturës autori fitues i konkursit,Veli Blakçori, ka marrë fondin e duhur për realizimin e monumentit dhe së shpejti do të bëhet e mundur vendosja e shtatores së re të Ismail Qemalit ne vendin e mbetur bosh në Muzeun Historik Kombëtar.