Fundviti me çmime të larta, INSTAT: U rrit konsumi në muajin dhjetor

Rriten çmimet e shportës ushqimore përgjatë festave.Ky fakt është konfirmuar edhe prej INSTAT, sipas të cilit çmimet e konsumit janë rritur me 0.9% përgjatë muajit dhjetor.Irena Alimeri, specialiste e sektorit të çmimeve u shpreh se çmimet kanë qenë më të lartë edhe në krahasim me të njëtin muaj të një viti më parë. Zarzavatet kanë qenë edhe nëngrupi që ka pësuar rritjen më të madhe me rrethh 20.4 përqind.Gjithashtu gjatë muajit të fundit të 2012 shqiptarët kanë paguar më shumë edhe për të komunikuar si rezultat i rritjes së tarifave celulare.Rritja e çmimeve gjatë muajit të festave të fundvitit në vendin tonë përsëritet pothuajse cdo vit pavarësisht masave të marra nga institucionet përkatëse.