Stacioni i trenit në Kashar do shmangë trafikun dhe do zhvillojë zonën

Projekti krijon një sërë lehtësirash për qytetetarët, jo vetëm duke larguar trenin nga qyteti, por duke shmangur trafikun dhe qarkullimin e rënduar në sajë të ndërtimit të terminalit të ri multimodal në Kashar të Tiranës, duke e shndërruar këtë zonë në një nyje te rendësishme të transportit hekurudhor në Shqipëri.Qeveria franceze ka miratuar 500 mijë euro për studimin e linjave të tramit, i cili kalon nga Kombinati në Kinostudio dhe nga Tirana e re tek terminali multimodal, nëpërmjet bulevardit, ndërkohë që Bashkimi Evropian ka miratuar 750 mijë euro studim për linjën e tramit që do të shkojë rreth e qark unazës së qytetit. Ky projekt është hartuar nga Kompania "Ital - Ferr".