Ftesa e Ramës për koalicion, LSI dhe FRD i përgjigjen negativisht

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Fryma e Re Demokratike refuzojnë ftesën e kryesocialsitit Edi Rama për koalicion parazgjedhor.Për nënkryetarin e LSI-së, Ylli Manjani, oferta e kreut të PS-së nuk është zyrtare dhe si e tillë nuk mund të merret në konsiderate, ndërsa thotë se LSI nuk mund të jetë ushqim për orekse të dy partive të mëdha PD dhe PS.Ndërsa numri dy i FRD-së, Aleksandër Biberaj, thotë se FRD nuk do të bëjë koalicion për zgjedhjet as me PD-në, as me PS-në dhe as me LSI-në.Një ditë më parë përmes një konferencë për shtyp në tëitter krysocialisti Edi Rama ka ftuar LSI dhe FRD të përcaktojnë qartë koalcionet parazgjedhore, duke i ftuar këto forca politike që të bëhen pjesë e koalicionit opozitar për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare.