Lirimi i çerdhes 36, banorët: Nuk dalim nga shtëpia
Lule Cicollari është një nga banoret që preket nga akti normativ për të lënë godinën ish pronarit. Ajo jeton në ish çerdhen 36 afër kryeqëzimi të “21 Dhjetorit”. Jeton në këtë shtëpi prej 35 vjetëve dhe ëshë nëna e dy fëmijëve.Ajo thotë se në këtë shtëpi 1 dhomë e guzhinë ka investuar duke rregulluar ambjentitn dhe duke bërë shtesa të reja. Vetë ka kryer dy operacione dhe nuk ka mundësi të blejë apo të marrë një shtëpi me qera sepse ka 22 vjet e papunë. Ajo proteston së bashku me banorët e tjerë kundër vendimit të përmbarimit që i detyron të dalin jashtë shtëpisë.Banorët thonë se në këtë godinë ku strehohen nuk ka pronarë real dhe se favoret për një pronar të mundshëm janë bërë me falsifikimin e dokumenteve. Ata i bëjnë thirrje qeverisë të tregohet e vëmendshme dhe thonë se do të ngujohen në atë godinë.Në protestë vetëm në këtë zonë janë 12 familje ndërsa situatë është e njëjtë edhe në pazarin e ri në Tiranë ku dhjetra banorë duhet të lënë shtëpitë. Akti normative në të gjithë Shqipërinë prek mbi 3000 familje, ai ka hyrë në fuqi në 1 nëntor dhe për familjet që nuk lënë shtëpitë zyrat e përmbarimit veprojnë duke i nxjerrë deri në dhunë jashtë godinës.