Bujqësia gjatë 2013-ës, Fasllia: Prioritet rritja e cilësisë së proshimeve shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2013, 14:50
Sfida e 2013 për sektorin e bujqësië do të jetë rritja e standarteve dhe e sigurisë ushqimore.Zv.ministri i Bujqësisë Ndoc Fasllia deklaron se pjesa më e madhe e buxhetit të këtij viti do të përdoret për të rritur cilësinë në mënyrë që prodhimet shqiptare të konkurojnë në tregjet e huaja.Sipas numrit dy të ministrisë së Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit viti që lamë pas ishte shumë pozitiv për bujqësinë.Zv.ministri Fasllia shprehet se eksportet e frutave dhe perimeve pësuan një rritje përkatësisht me 10 dhe 30 %.Bujqësia tashmë po shihet si një prej sektorëve të vetëm i cili po vazhdon të pësoj rritje pavarësisht krizës ekonomike globale.