Përleshje me thika në kryeqytet, plagosen 2 adoleshentë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2013, 13:57
Një tjetër konflikt me thikë është shënuar sot por këtë herë në Tiranë.Ngjarja e rëndë është shënuar pranë shkollës “Besnik Sykja” në kryeqytet ku si pasojë e një zënke mes disa adoleshentëve janë plagosur dy prej tyre.Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore ndërkohë që autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.Ende nuk dihet identiteti i të plagosurve dhe të autorit ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin e tyre dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.Ndërkohë një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Beratit ku për pasojë ka gjetur vdekjen 21-vjeçari Elidon Zotkaj.