Probleme të shëndetit mendor, varësia ndaj drogave dhe bixhozit
Vetëm në një ditë, një mjek psikiatër kryen 30 konsulta e vizita me pacientë të cilët shfaqin probleme të shëndetit mendor.Mjekët thonë se nga kjo mesatare alarmante janë të rinjtë ata që shfaqin problemet më të mëdha dhe arsyet në këtë rast nuk janë marrëdhëniet jo të mira në familje, por për shkak të abuzimit me alkoolin, drogat dhe së fundmi nga lojërat e fatit.Mjekja psikiatre në poliklinikën e speciliteteve, Arjana Rreli, thotë se realisht ky numër është disa herë më i lartë, por një pjesë e pacientëve ende vetëparagjykohen duke mos bërë kurrë konsulta.E ndërsa të guximshmit gjenden në radhë tek mjekët psikiatër, të tjerët ose izolohen në shtëpi ose bëjnë vetëm konsulta me mjekun e familjes.Të dhënat flasin se rreth 4% e pacientëve kronikë në kujdesin parësor shëndetësor janë persona me çrregullime të shëndetit mendor. Vetëm në 2012, mbi 15 mijë pacientë i janë drejtuar qëndrave komunitare dhe 6 000 prej tyre kanë nisur trajtimin mjekësor.