PS: Fëmijët e kryeministrit të deklarojnë burimet e të ardhurave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2013, 13:47
Partia Socialiste ka kërkuar sërish sot nga dy fëmijët e kryeministrit Berisha të deklarojnë burimet e të ardhurave të tyre.Në një konferencë për shtyp, deputeti i PS-së Taulant Balla theksoi se kryeministri ka përfshirë në prodhimin e baltës kundër opozitës dhe dy fëmijët e tij."Kjo gjë na shton edhe më shumë bindjen se për punët e shtëpisë dhe të qeverisë i bëjnë të gjitha bashkë familja e oborrit Berisha. Saliu ka futur edhe fëmijët e tij kundër opozitës dhe jo vetëm nga foltorja e PD-së por është ngritur edhe një zyrë tjetër në shtëpinë e Argita Berishës dhe në vilën e Shkëlzen Berishës” theksoi Balla.