Plagosje me armë në Tiranë, Erald Bleta u qëllua nga dy persona me makinë

Ky fillim viti sa i perket rendit dhe sigurisë publike është karekterizuar nga një situatë jo e mire. Kështu në pak ditë janë regjistruar ngjarje të cilat kanë sjellë disa viktima dhe disa të plagosur. Vetëm sot në dy ngjarje të regjistruara në Tiranë kanë mbetur të plagosur 4 persona. Ngjarje e parë e rëndë u regjistrua në afërsi të kryqëzimit të “21 dhjetorit”, ku pas një konflikti me armë zjarri ka mbetur i plagosur Erald Bleta dhe autori i plagosjes është idetifikuar si Gert Spahiu.Konflikti midis dy rinjve ka nisur që mbremjen e kaluar, por disa persona aty afër kanë arritur të qetësojnë ngjarjen, por Spahiu nuk e ka lënë me kaq dhe ka goditur Erald Bletën dy herë më armë të tipit pistoletë. Më pas i plagosuri është shoqëruar nga një makinë e rastit për në Spitalin Ushtarak dhe gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkaq në afërsi të shkollës Besnik Sykja është regjistruar një sherr masiv ku janë përfshirë rreth 10 persona dhe si pasojë janë plagosur 3 persona. Ndërsa shkolla “Sabaidin Gabrani” është perfshirë sot nga flakët dhe si pasojë është pezulluar mesimi. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset të cilat kanë neutralizuar menjëherë flakët.Ndërkohë në orët e para të mengjesit në afërsi të farmacisë numër 9, një bombël gazi sa nuk u kthye në tragjedi për një familje. Si pasojë e rrjedhjes së gazit është rrezikuar shpërthimi i saj, por familjarët kanë arritur ta nxjerrin jashtë me shpejtësi. Ndërkohë në afërsi të varrezave të Tufinës një automjet me targa të TR 9254G është shkrumbuar i tëri dhe dyshimet e para janë për një veprim të qëllimshëm.