Sherr mes dy të rinjve në Berat, vritet me thikë 21-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2013, 13:18
Një konflikt mes dy të rinjve ka degjeneruar deri në përdorimin e thikave dhe për pasojë ka gjetur vdekjen njëri prej tyre.Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në qytetin e Beratit ku 21-vjeçari Elidon Zotkaj ka humbur jetën pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, pas një sherri për motive banale.Menjëherë i riu është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte pasi kishte marrë plagë në organet jetësore.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka arrestuar autorin e krimit i cili është shtetasi Erjon Myftiu ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.