“21 Janari”,eksperti:Plumbi që vrau Ziver Veizin, jo rikoshet

Gjykata e Tiranës ka rinisur sot seancën gjyqësore për protestën e 21 janarit ku u vranë 4 persona.Në seancën e sotme ka dëshmuar eksperti i Prokurorisë Dritan Zoto sa i përket vrasjes së Ziver Veizit, vrasje për të cilën akuzohet ish-gardisti Agim Llupo.Në dëshminë e tij, eksperti kriminalistik Dritan Zoto hodhi poshtë deklaratat e ekspertit të thirrur nga ana e mbrojtjes Gani Jahelezi i cili theksoi se plumbi që vrau Ziver Veizin ishte rikoshet.Sipas ekspertit kriminalistik Dritan Zoto plumbi që vrau Veizin nuk  ishte rikoshet pasi sipas tij copëzat e drurit nuk mund të transportohen së bashku me predhën.