Milan dhe Napoli fitojnë dhe rikthehen në luftën për titull
Milani e ka filluar mbarë vitin 2013 me një fitore të rëndësishme kundër Sienas në San Siro me rezultatin 2-1. Të besuarit e teknikut Alegri kanë vuajtur shumë në gjetjen e rrugës së rrjetës në 45 minutat e para të cilat u mbyllën me rrjeta të paprekuara.Në pjesën e dytë Alegri i jep më shumë freski sulmit duke hedhur në fushë Bojan Kërkiç. Ky i fundit ja shpërblen më së miri duke duke shënuar golin e avantazhit pas një asisti përfekt të dhënë nga Boateng në minutën e 67. Dyfishimi i rezultatit do të vijë 10 minuta para përfundimit nga sulmuesi Pacini që fiton një penallti dhe e shndërron përsëri vetë në gol. Miqtë mundohen të reagojnë duke shkurtuar diferencat me anë të Pauliçit në fund të ndeshjes por vetëm kaq pasi ndeshja përfundon me fitoren e kuq e zinjve.Kjo fitore e mban Milanin në vendin e shtatë në tabelë me 30 pikë të grumbulluara, pesë më pak se vendi i tretë që mbahet nga Fiorentina.Ndërsa sfida më e rëndësishme e serisë A për javën e 19 ishte padyshim ajo mes Napolit dhe Romës që u luajt në stadiumin San Paolu. Edison Kavani në një formë të shkëlqyer arrinë të mund i vetëm skuadrën kryeqytetase. El Matador arrinë të shënojë tre gola në portën e Romës duke shuar çdo shpresë të verdh e kuqve për një rezultat pozitiv. Goli i parë vjen shumë shpejt për të besuarit e Maxarrit ku Kavani arrinë të shënojë që në minutën e 4 të takimit. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 ndërsa në të dytën është përsëri kavani që me dy gola të shpejt e çon rezultatin në 3-0 duke shënuar edhe tripletën e parë për vitin 2013. Kryeqytetasit arrinë të shkurtojnë diferencat me Osvaldon por kartoni I kuq i Pjaniç prish planet e skuadrës së Zeman. Këta të fundit të ndeshur në inferioritet numerik ndëshkohen me një tjetër në fund të takimit. Maxho arrinë të vulos shifrat e këtij takimi që përfundon me rezultatin 4-1 për Napoletanët. Në ndeshjet e tjera të Serisë A për javën e 19 janë shënuar këto rezultate:Catania - Torino 0-0Lazio - Gagliari 2-1Udinese - Inter 3-0Milan - Siena 2-1Chievo - Atalanata 1-0Fiorentina - Pescara 0-2Geneo - Bolognia 2-0Juventus - Sampdoria 1-2Parma - Palermo 2-1Dhe Napoli - Roma 4-1