Humbjet e Juves, Interit dhe Fiorentinës Surprizat e javës së 19-të
Java e 19-të e Serisë A ka dhuruar shumë surpriza të mëdha përsa i përket rezultateve të skuadrave të kreut, që kanë pësuar humbje të papritura. Juventus, Inter e Fiorentina kanë qenë "viktima" të humbjeve, ndërsa pritej më shumë nga tre ekipe që luftojnë për objektiva të rëndësishëm. Kampionet në fuqi të Italisë e kanë nisur me humbje vitin 2013 pasi janë mundur në shtëpi nga Sampdoria me rezultatin 1-2.Bardh e zinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të një 11 metershi të shndërruar në gol nga ana e Gjovinkos në minutën e 24. Në minutën e 32-të takimit Gaetano Berardi mori kartonin e dytë të verdhë duke e lënë ekipin e tij në inferioritet numerik. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e Juventusit ndërsa në të dytën ndryshojnë gjërat. Atëherë kur mendohej se të besuarit e Kontes do të shfrytëzonin diferencat numerike për të thelluar rezultatin vjen reagimi i miqve që befasojnë të gjithë. Në fillimin e pjesës së dytë talenti i ri Ikardi bën që të heshtë Juventus stedium me dy golat e tij në minutën e 52 dhe të 69 duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij që nuk do të ndryshojë deri në vërshëllimen e fundit. Juventus shënon humbjen e parë që në përballjen e parë të këtij viti duke i dhënë mundësi Lacios të reduktojë diferencat në 5 pikë pas fitores të shtunën kundër Kaliarit.Përveç bardh e zinjve humbje surprizë në këtë fillim viti kanë shënuar edhe skuadrat e Interit dhe Fiorentinës. Zikaltrit u mundën në transfertë lehtësisht nga Udineze me rezultatin 3-0. Di Natale me dy gola dhe Muriel fundosën skuadrën e Stramaçionit falë pasigurive në mbrojtje të zikaltërve ku nga mungesat e shumta luante si titullar Kambiaso.Edhe Fiorentina, një nga surprizat më të këndshme të këtij sezoni, ka regjistruar një humbje të papritur në shtëpi përballë Peskaras, ku portieri i miqve, Perin, ishte "njeriu i ndeshjes" me pritjet e tij ndaj gjuajtjeve të sulmuesve vendas, ndërsa Xhonatas dhe Çelsik në pjesën e dytë plotësuan surprizën me golat e shënuar në portën e mbrojtur nga Neto.