KLSH kallëzim penal ndaj V.Bollanos, ish kreut të bashkisë së Himarës
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit ka audituar Bashkinë Himarë të Qarkut Vlorë.Nga auditimi i zhvilluar rezultoi se:Për 22 raste, lejet e ndërtimit janë shqyrtuar dhe miratuar mbas 6 muajve nga vendimi për miratimin e lejes së sheshit të ndërtimit, veprim ky në kundërshtim me ligjin "Për Urbanistikën"Për 59 raste janë pranuar kërkesa për miratim të lejes së sheshit dhe lejes të ndërtimit pa titull pronësie nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, por vetëm mbi bazën e formularit 6, Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi apo vendimit të gjykatës për njohje të faktit juridik të pronësisë në emër të kërkuesve.Nga Drejtoria e Urbanistikës e Bashkisë janë zbardhur leje ndërtimi pa u bërë më parë arkëtimi i tarifës së taksës së ndikimit në infrastrukturë në afatin brenda 30 ditëve të punës, për 47 raste me vlerë prej 5,332,306 lekë dhe 1 rast me vlerë prej 1,190,134 lekëIsh-Kryetari i Bashkisë Himarë Vasil Bollano, për periudhën që ka drejtuar 2008 deri më 30.06.2011 nuk ka menaxhuar, ka lejuar shkelje, nuk ka llogaritur dhe nuk ka vepruar për arkëtimin e detyrimeve në tatim-taksat për periudhën objekt auditimi në shumën totale 87,783,240 lekë, si taksë nga ndërtesat, taksë për tokën, taksë hoteli dhe taksë për zënie hapësire publike.Gjithashtu, ai nuk ka zbatuar dhe ka vepruar në mënyrë të kundraligjshme në refuzimin e paargumentuar të rekomandimeve të kontrollit të KLSH-së duke mos i dërguar Agjencisë së Prokurimit Publik rekomandimet e iniciuara nga KLSH, gjë që ka sjellë si pasojë mos arkëtimin dhe mos kërkimin në rrugë ligjore të dëmit të shkaktuar buxhetit të shtetit nga keqmenaxhimi i Njësisë vendore, me vlerën 22,235,224 lekë.Si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të mësipërme penale dhe shkeljeve të tjera të legjislacionit në fuqi, KLSH ka konstatuar një dëm ekonomik në vlerën 40, 753,136 lekë dhe të ardhura të munguara nga mosarkëtimi i taksave lokale në vlerën 87,783, 240 lekë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar në Prokurorinë e Rrethit Vlorë për kallëzim penal ish-Kryetarin e Bashkisë Himarë Vasil Bollano, ish- Drejtorin e Urbanistikës në Bashki N.C., si dhe nëpunës të tjerë të saj, me akuzën e shpërdorimit të detyrës në fushën e urbanistikës dhe administrimit të pasurisë së Bashkisë dhe shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera, si dhe moszbatim të procedurave ligjore në dhënien e pronës së Bashkisë me qira, të parashikuara nga Kodi Penal.Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori dhe ish-kryetarin e bashkisë Këlcyrë V. Ç. Akuzat ndaj këtij të fundit kanë qënë për tejkalim të kompetencave ligjore në lidhje me kontratat për shitjen e truallit nga Bashkia Këlcyrë.Sipas KLSH-së, Bashkia Këlcyrë, si palë shitëse, nuk disponon asnjë titull ligjor pronësie mbi trojet e shitura.Gjithashtu KLSH-ja ka bërë kallëzim penal për shpërdorim detyre për ish-Përgjegjësin e Sektorit të Financës H.Sh.