PDIU përshëndet vendimin e qeverisë për miratimin e Komitetit Shtetëror të Diasporës

Sot Qeveria e Shqipërisë, me kërkesën e vazhdueshme të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet miratoi fillimin nga funksionimi të Komitetit Shtetëror të Diasporës.Kjo kërkesë është pasqyrim i një objektivi themelor të Programit të PDIU-së, për të cilin ajo ka luftuar që në fillim të ekzistencës së saj si parti politike.Arsyet pse PDIU ka në program një kërkesë të tillë janë themelore. Përballimi me problematikën e diasporës, përfshirja e kontributeve të saj në aksionin kombëtar, në frymëmarrjen kombëtare, nuk është diçka partiake, por mbipartiake ashtu siç është kombi.PDIU është një parti kombëtariste që beson se e ardhmja e kombit, interesat kombëtare mbrohen nga njëmendësia kombëtare, dmth nga reagimi si një i vetëm i tërë kombit, pavarësisht shpërhapjes së detyruar të pjesëve të tij nëpër hapësirën globale.Më shumë shqiptarë jetojnë jashtë sesa brenda dhe si e ka treguar historia jonë e afërt dhe e re, siç e ka treguar historia e vendeve me diasporë të madhe, kjo pjesë e kombit ka luajtur rol kyç në rilindjen dhe rimëkëmbjen e vendit. Kombi shqiptar nuk e ka luksin të mohojë ekzistencën e një pjese kaq të madhe të trupit të vet të gjymtuar kombëtar. Në gjykimin politik, diaspora shqiptare është një, pavarësisht kohës kur është larguar nga vendi, apo nga cili troj etnik i saj vjen. Në këtë kuptim, problematika e saj është dhe problematika e kombit. Brenda kësaj diaspore, popullsia me origjinë çame jashtë vendit është një përbërëse mjaft aktive dhe problematika e saj duhet trajtuar me synim vendosjen e drejtësisë dhe përfshirjen e kontributeve të saj.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet në kuadër të funksionimit të këtij Komiteti ka formuluar së bashku me ekspertë të shquar brenda dhe jashtë vendit dhe bazën legale të tij, objektivat, etj të cilat do ti bëjë të ditur në kohën e duhur..