Vasili: Të nxjerrim mësime nga mosmarrja e statusit

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në intervistën e tij për RTV “Ora News” u shpreh mjaft i kënaqur në lidhje me monitorimin e çmimeve në kryeqytet për festat e fundvitit.“Për herë të parë ne garantuam një transparencë të plotë, me anë të monitorimeve të çmimeve. Situata e mbajtë e gjitha nën kontroll dhe me mijëera qytetarë erdhën në Tiranë për të bërë shpenzimet e festave të fundvitit sepse çmimet në kryeqytet ishin më të lira.” u shpreh Vasili“ Unë gjej rastin që nëpërmjet televizionit tuaj të bëj apel që një aksion i tillë duhet të merret në nivel kombëtar sepse çmimet nuk janë të larta vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë.”Vasili tha se “ Viti që kaloi ishte një vit i cili shpërdoroi mundësitë. Këtë e them në lidhje me mos dhënien e statusit kandidat për në Bashkimin Europian. Sjellja e demonstruar, vënia në paralelizëm nga opozita duke vënë votimin e tre ligjeve për statusin baraz  me çështjen e Fierit ishte një shpërdorim mundësishë.”“Me humbjen e statusit Shqipëria humbi dhe një shans  ekonomik, i cili nevoitej më shumë se kurrë pasi ekomomia jonë është shumë e brishtë në këtë periudhë krize botërore që po kalojmë, prandaj unë them se duhet të nxjerrim mësime nga mosmarrja e statusit”Në lidhje me zgjedhjet e Qershorit 2013 zëvendës kryetari  I LSI-së u shpreh se: “Zgjedhjet e 2013-ës janë një provë për politikën shqiptare. Lëvizja Socialiste për Integrim ka pasur si lejtmotviv të sajë thirrjen për dialogun konstruktiv. Ky fillim viti është shumë impenjativ sepse jemi nën vëzhgimin e  Europianëve, prandaj duhet të bëjmë të gjitha kompromiset e mundëshme për të arritur që të kemi zgjedhje sipas standarteve Europiane.”“LSI nuk ka kërkuar asnjë komromis në këmbim të votave për tre ligjet, në këmbim të integrimit dhe ky është një shembull i mirë.”“Unë mendoj” tha Vasili “se situata politike mund të rëndohet vetëm nëqoftëse do të ketë faktorë politik që do të duan ta rëndojnë artificialisht atë. Është momenti që tu japim fund artificializmave duke shtyrë ditët për të nxjerrë rezultatet e zgjedhjeve. Na pret një garë poltike ku ne duhet të sillemi në mënyrë sa më Europiane.”“Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdoëj me një rritëm mjaft të fortë elektoral. Ju e keni parë edhe vetë që LSI-ja dhe vetë kryetari i saj Ilir Meta ka pasur një axhendë mjaft të ngjeshur me aktivitete e cila ka arritur deri në 6 aktivitete në ditë.”“Në zgjedhjet e vitit 2009 zgjedhja e LSI-së nuk ishte një zgjedhje pragmatike por ishte zgjedhje parimore dhe këtë e provuan zgjedhjet e vitit 2011. Unë mendoj se pesha e LSI-së në politikë i ka bërë mirë vendit. Motoja jonë është të ecim me shpejtë, dhe kjo do të bëjë që zgjedhjet e Qershorit 2013 do të jenë zgjedhje parimore për LSI-n딓Poltika jonë është të gjithë duhet të bashkëjetojnë në politikë, por secili duhet të bëjë detyrat e veta” kështu e mbylli intervistën e tij Petrit Vasili