Ndarja e ZAZ-ve, KQZ: Iu drejtuam Kolegjit pasi akti s`mori votat e nevojshme

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka sqaruar sot se i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor për ndarjen e ZAZ, pasi akti nuk mori votat e nevojshme gjatë mbledhjes nga anëtarët e komisionit.Në një prononcim për mediat, zëdhënësja e KQZ-së bëri një pasqyrë të shkurtër të punës së bërë nga komisioni, duke numëruar aktet e miratuar.“KQZ i përgjegjshëm për detyrën e administrim të procesit zgjedhore është angazhuar dhe me seriozitet ka përmbushur detyrimet ligjore të vitit që kaloi. Gjatë kësaj periudhe  janë miratuar 13 akte nënligjore me konsensusin e anëtarëve. Dy akte nuk u miratuan se nuk morën votat e kërkuara nga ligji. Për aktin e ZAZ si jeni në dijeni pas shqyrtimit nga Kolegji ai i dha të drejtë projektit me 89 ZAZ paraqitur nga KQZ”- tha zedhenesja.Ajo theksoi se KQZ-ja është tërësisht e angazhuar për miratimin e projektvendimeve, me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershëm e në afatet e përcaktuara nga kodi zgjedhor.