Burrel, kamionçina përplaset me autoveturën, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Milot, në vendin e quajtur Skuraj.Një kamionçinë është përplasur me një autoveturë, dhe si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen shtetasi Astrit Koldashi si dhe kanë mbetur dhe tre persona të tjerë të të plagosur.Personat e plagosur nëaksident janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku po marrin dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.