Vrau taksistin,"arrest në burg" për efektivin e forcave speciale

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për Aldo Morinën, efektivin e forcave speciale i cili akuzohet për vrasjen e taksistit Mehmet Beqiri.Ndërkohë avokati i tij Agron Bajri ka kërkuar që klienti i tij të lirohet pasi nuk paraqet rrezikshmëri. Aldo Morina  gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se e ka vrarë Mehmet Beqirin për tu vetmbrojtur pasi  i kërcënonte familjen dhe ditën e vrasjes e kishte kërcenuar me thikë.Ngjarja e rëndë u shënua më datën 1 janar të këtij viti në rrugën "Kadri Roshi",  në afërsi të  Spitalit të Pediatrisë në Tiranë ku 26-vjeçari Morina, me detyrë efektiv pranë Batalionit të Forcave speciale Zall Herr në Tiranë qëlloi me armën e shërbimit 52-vjeçarin Mehmet Beqiri i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.Menjëherë pas krimit, efektivi i forcave speciale është vetëdorëzuar pranë Batalionit të forcave speciale në Zall Herr.