Tiranë, 12 familje rrezikohen të pastrehë

12 familje që jetojnë prej 20 vitesh në ish-çerdhen 36 në Tiranë kanë protestuar kundër vendimit të përmbarimit që i detyron të dalin jashtë shtëpisë.Banorët thonë se godina ku ata strehohen, nuk përfshihet në aktin normativ për lirimin e banesave, pasi është pronë shtetërore dhe nuk ka pronar. Sipas tyre, procesi është falsifikuar nga persona që kërkojnë të marrin truallin.Në mbështeje të banorëve kanë dalë edhe përfaqësues të PS, që i kanë bërë thirrje qeverisë të zgjidhë urgjentisht problemin e tyre.Pranë 12 familjeve ishte edhe një përfaqësi e Zyrës se Avokatit të Popullit, të cilët dëgjuan pretendimet e familjarëve dhe premtuarn zgjidhje të problemit.