Sarandë, godet me thikë të fejuarën për motive xhelozie

Dhuna ndaj grave “bëri këmbë” edhe për 2013-ën.Është xhelozia shkaku që kësaj rradhe i fejuari të godasi me thikë të fejuarën.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Berdenesh të qytetit të Sarandës. Roland Mahilaj ka goditur me thikë të fejuarën e tij 23-vjeçare, Kasjani Boçi, për motive xhelozie.Menjëherë në vendëngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Sarandës dhe Kasjani Boçi është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit. 23-vjeçarja ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore për shkak të goditjes me thikë.Policia ka arrestuar Roland Mahilajn si autorin e dyshuar të plagosjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes