Fier, grabitet për herë të tretë argjendaria

Në ditën e tretë të 2013 Fieri shënon një grabitje. Tre adoleshenët kanë vjedhur me armë një argjendari në lagjen “Kongresi i Përmetit” në këtë qytet. Ndërkohë që kanë plagosur me armë pronarin e argjendarisë Vladimir Zogaj. Burime nga policia e Fierit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites të ditës së enjte, ku dyshohet se dy persona kanë hyrë me armë në argjendarinë që sapo ishte hapur për këtë vit nga pronari dhe e kanë kërcënuar duke marrë një sasi floriri. Sipas uniformave blu ata kanë koditur me qytën e armës pronarin e argjendarisë i cili më pas ka humbur ndjenjat dhe adoleshentët janë larguar. Ndërkohë nga ana tjetër policia ka mbërritur në vendne  ngjarjes ka nisur hetimin pasi dërgur në spital argjendarin i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu mësohet se policia e Fierit ka gjetur pranë stacionit të trenit një automjet i djegur që dyshohet të jetë i autorëve të grabitjes të cilët janë munduar të fshehin gjurmët e vjedhjes. Por argjendaria e Zogajt ka rënë prehë e grabitjeve edhe herë të tjera. Edhe vjet në fillim të muajit Janar si dhe në dy vitet e tjera është vjedhur disa herë, bëjnë me dije familjarët e pronarit të kësaj argjendarie.