Shkodër, plagoset me thikë oficeri i policisë

Një oficer policie në Shkodër është plagosur me thikë pas një konflikti me disa persona për gërvishjen e automjetit.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00 në lagjen "Perash" në Shkodër ku 33-vjeçari Johan Bardeli, me detyrë oficer i policisë së Shkodrës është goditur me thikë me disa persona pasi makina e tij është përplasur me automjetin me targa AA 493 BY në pronësi të shtetasit Luan Shaban Keqani.Sipas policisë, në konflikt e sipër me këta persona, efektivi i policisë është goditur me thikë dh për pasojë ka pësuar dëmtime të lehta në kofshë.Menjëherë ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërkohë që policia ka shoqëruar shtetasit Afrim Reshit Cufaj 37 vjeç, Saimir Merzuk Lusha 23 vjec ndërsa ka shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit dhe vëllanë e tij.