Korçë, hidhet nga pallati 50-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2013, 17:34
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në periferi të qytetit të Korçës.Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i një pallati. Viktima është shtetasi Bajram Rushani.Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar 50-vjeçarin në vetvrasje. Viktima është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra, dhe ka ndërruar jetë.Po sipas burimeve të kësaj policie mësohet se Bajram Rushani dyshohet se vuante nga depresioni.