Rama në Twitter:Berisha vazhdon kopjimin e programit tonë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.Kryesocialisti Rama ka këmbëngulur sërish se kryeministri Berisha ka kopjuar programin e Partisë Socialiste për një "Rlindje Shqiptare".“KM vazhdon kopjimin e programit tonë me heqjen e TVSH për makineritë e me sportin si urë bashkimi kombëtar... E inkurajoj të kopjojë më tej! Të heqë taksën e biznesit të vogël.Të heqë akcizën e naftës bujqësore.Të pesëfishojë financimin për bujqësinë.Të akreditojë universitetet...” shkruan Rama.Kreu i PS-së ka ironizuar deklaratat e kryeministrit duke theksuar të gjithë këto pika të programit të PS-së duhet të plotësohen deri në qershor pasi atëherë ai do të largohet nga pushteti.“Të bëjë të paktën kaq deri në qershor kur me votën e një shumice dërrmuese ne do realizojmë pikën e programit për largimin e qeverisë” shkruan më tej Rama.