Grantet e BE-së, 8 mijë fermerë shqiptarë kanë aplikuar për 2 javë

Vetëm për dy javë 8 mijë fermerë shqiptarë kanë aplikuar për të përfituar nga grantet e dhëna nga Bashkimi Europian në bashkpunim me qeverinë për zhvillimin e sektorit Agro-Ushqimor.Sipas Gjok Vuksanit, drejtori i Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ato projekte që do të përzgjidhen do të përfitojnë një mbështetje deri në  50 % të shumës së investimit që duhet të ketë përfunduar.Sipas drejtorit të AZHBR-së këto grante pritet që të kenë impakt pozitiv në ekonomi duke rritur prodhimin edhe gjatë stinës së ftohtë të dimrit.Shuma e vënë në dispozicion është rreth 10 milion euro dhe aplikimet do të jenë të hapura për të gjithë fermerët që kanë përfunduar një investim me standarte  deri në datën 18 shkurt.