Avokati i Popullit: Akti normativ ka krijuar shumë probleme me të pastrehët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2013, 11:17
Zyra e Avokati të Popullit ka reaguar për situatën që po krijohet me aktin normativ, i cili parashikon kthimin e pronave ish-pronarëve. Avokati i Popullit paralajmëron se ka nisur hetimet, ndërkohë i bën thirrje institucioneve përkatëse shtetërore që të gjejnë një zgjidhje për të pastrehët që dalin nga ky akt normativ.Akti normativ i qeverisë, ka miratuar në kuvend në muajin shtator të viti 2012, se parashikon lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara. Ky dokument përcakton lirimin e pronës, ish pronarëve të ligjshëm, si një e drejtë themelore dhe e patjetërsueshme e njeriut.