Shkrumbohet shtëpia rrezikon kopështin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2013, 16:51
Një banesë është shkrumbuar plotësisht në rrugën 5 maji në Kryeqytet duke vënë në rrezik edhe fëmijët e një kopshti privat që ndodhej afër me të.Fatmirësisht flakët janë vënë nën kontroll në kohë duke mos lënduar asnjë person.Për të shmangur problemet e mundshme policia ka evakuar fëmijët e kopshtit që ndodhej ngjitur me vilën private. Ndërkohë që 3 zjarrëfikëse kanë bërë të mundur vënien në kontroll dhe më pas shuarjen e flakëve të cilat kanë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale.Në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk ka pasur asnjë person ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.