"14 vjeç dhëndër" në shekullin XXI
Vepra e Çajupit që ironizonte martesat e fëmijëve e titulluar thjeshtë “14 vjeç dhëndër” është tërhequr zvarrë prej kohëve të vjetra dhe ka zënë vend të plotë edhe në shekullin e internetit.Mund të duket e pabesueshme por nën moshën 18 vjeç sipas të dhënave të censusit kanë vënë kurorë plot 11.895 adoleshentë. Një plagë që ashtu si edhe në komedinë e Çajupit rri mësë miri në zonat rurale.Por përtej komedisë, martesa të tilla adoleshente lënë pas plagë të pashërueshme për vetë protagonistët. Statistikat flasin për 131 persona që e kanë zgjidhur martesën në gjykatë ndërsa 319 të tjerë kanë mbetur të ve nga humbja e bashkëshortit ose bashkëshortes.Në komedinë thumbuese të Çajupit fenomeni goditet me sarkazëm e në fund dashuria fiton mbi zakonin prapanik, gjë që në fakt nuk përsëritet në motet e shekullit të 21-të.