Mbyllet viti me botime shqiptare

Radhët e gjata të librave të botuara përgjatë gjithë 2012-tës, në ditët e fundit të këtij viti finalizohen me tituj shqip. Autorët  shqiptarë  duket se ia arrijnë qëllimit, që në vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë të mbajnë të gjallë lexuesin me veprat e tyre studimore, artistike dhe letrare  dukë përmbyllur kështu një vit aktiv.Pas 93 vjetësh, historia e parë e  plotë e Shqipërisë shkruar në gjuhën angleze dhe botuar në SHBA në vitin 1919, ribotohet në shqip, në gjuhën amtare të autorit, Kostë Çekrezi, një nga intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj që ka pasur Shqipëria, pjesë e kuartetit të famshëm të diasporës Shqiptaro-Amerikane: Fan Noli, Faik Konica, Kostë Çekrezi dhe Kristo Dako.Ngjitet në vitrinën e librit "Burrështetas Shqiptar", “Në altarin e atdheut” nga Angjelin Shtjefni dhe Nikollë Loka.Studimet monografike për figura të shquara kombëtare dhe fetare të mbështetura në kërkime të thelluara profesionale, hulumtime arkivore dhe veçanërisht  studimi i periudhës që i takon edhe imzot Nikollë Kaçorrit.Në veprat e autorëvë shqiptarë nuk mungojnë edhe kritikat për njëri -tjetrin, këtë herë kritika është drejtuar nga shkrimtari Kristo Frashëri.Prof. Uran Butka me anë të librit të tij “Dritë-hije të histories”, e ka quajtur të falsifikuar  dhe të përbaltosur  historinë  dhe figurat kombëtare nga autori Frashëri."Lidershipi shqiptar përmes historisë së Shqipërisë"  vjen nga autorët Agustin Gjinaj dhe Fejzi Lila, duke sjellë rolin e udhëheqësve ushtarakë në ndikim të stabilitetit të vendit.Ndërsa poezin, në prag të ndërrimit të viteve na e sjell Elida Bucpapaj  me titull " Unë jam  e përjetshme.."