Basha në njësinë numër 6: Projektet janë afatgjata
Përpara se të nisë ndërhyjet mbi planin urbanistik, kruebashkiaku ka vijuar konsultimet me banorët në çdo njësi me qëllim njohjen e nevojave dhe ndryshimet që duhet bërë në qëndër dhe në lagje të Tiranës. Këtë herë, nga njësia 6 Basha kërkoi të bind qytetarët se plani urbanistike duhet të tërësisht i qëndrueshëm dhe afatgjatë sepse në të nuk mund të ndërhyet disa herë brenda një kohe të shkurtër.Basha theksoi se plani urbanistik është një projekt zhvillimi për Tiranën për 15 vitet e ardhshme dhe se ndërhyrjet e bëra do të plotësojnë nevojat e banorëve pa qënë e nevojshme që për një shërbim ti drejtohen qëndrës së qytetit.Konkretisht për njësinë 6 në kombinat janë propozuar nga qytetarët 11 vend parkime, të cilat do t`i ofrojnë qytetit një numër prej 7 000 parkimesh. Po ashtu drejtoria e transporteve në bashki ka një tjetër projekt që synon të ndryshoj zonën midis lumit të Lanës dhe Unazës, siç është zgjatimi i të dy brigjeve të Unazës të Lanës.Në këtë njësi bashkiake është parashikuar edhe ndërtimi i 4 shkollave 9 vjeçare, 1 shkolle të mesme, 10 çerdheve dhe 7 kopshteve si dhe ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore.