Greva e ish të përndjekurve, tre grevistë në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2012, 11:38
Ndërsa ish të përndjekurit politik vijojnë ditën e 22-të të grevës së urisë gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe përkeqësohet.Tre grevistët Llazi Koçi, Besim Valteri dhe Fatmir Lloshi kundërshtojnë dërgimin në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.Ndërkohë kordinatori i grevës Skënder Tufa i bëri sërish apel qeverisë të negociojë me ish të përndjekurit për plotësimin e kërkesave të tyre.Ai ka theksuar se ka marrë premtim nga Presidenti dhe Avokati i Popullit për zgjidhjen e problemit por ende nuk është bërë ndonjë hap konkret në lidhje me këtë.Grupi i ish-të përndjekurve prej 22 ditësh është ngujuar në grevë urie duke kërkuar dëmshpërblimin dhe një sëri kërkesash të tjera që pretendojnë se janë lënë në harresë nga shteti.