Brukseli apo Fieri? Malaj: Prioritet BE, me të fitojmë dhe Fierin

Dilema e madhe, Brukseli apo Fieri, ka marrë përgjigje nga deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj. Në intervistën e orës 20:00 në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj deklaroi se për të gjithë shqiptarët objektivi kryesor duhet të jetë BE, pasi sipas tij me integrimin e vendit mund të fitohet dhe beteja për qarkun e Fierit. Në këtë kontekst ai e vlerëson edhe rekomandimin pozitiv të KE për marrjen e statusit një ndjenjë përgjegjësie për klasën politike shqiptare për të përmbyllur sa më shpejt reformat e mbetura pezull.“Për gjithë shqiptarët duhet të jetë Brukseli prioritar. Duke fituar atë mund të fitojmë rastet si Fieri, në të kundërt mund ti humbasim të dyja. Për Fierin mund të gjendet një kompromis shumë i mirë, ku funksionimi i shetit ligjordel mbi cdo interes partiak. Misioni i politikës është ta marrë vendin e saj dhe të aspirojë drejt zhvillimeve të rëndësishme. Ndryshimi i kulturës politike bën ndryshimin e vendit. Jemi të vonuar në procesin e integrimit, vlerësimi i dhënë duhet parë si ndjenjë përgjegjësie, duhet ti plotësojmë sa më shpejt, periudha që e kemi humbur duhet të kuptojmë se duhet të ecim më shpej dhe cilësia e reformave duhet të jetë e plotë” tha ai.Duke e konsideruar rolin e Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, Malaj theksoi se shqiptarët e meritojnë marrjen e statusin kandidat dhe bashkangjitjen ne familjen e madhe europiane. Malaj vlerësoi dhe cmimin Nobel për Paqen që iu akorduar BE, duke e parë si një vlerësim ndaj një historie suksesi 67-vjecare.“Cmimi është vlerësim i një historie suksesi për rreth 67 vjet. Kontributi pozitiv i BE është padiskutim edhe në Ballkan, përmes largimit të luftrave. Gjithcka që ne duhet të bëjmë është jo thjesht data dhe afate, por reforma që afrojnë legjislacionin tonë me atë të BE. Në këtë mënyrë do të rrisim jo vetëm përfitimin ekonomik, por do të forcojmë edhe shtetin ligjor dhe institucional. Kemi qenë kontribues të paqes, meritojmë dhe ne një vlerësim pozitiv për inspirimin e shqiptarëve që kanë karshi integrimit” theskoi ai.Në pozicionin e ish Ministrit të Financave, Arben Malaj diskutoi edhe rreth grevës së ish të burgosurve politike. Sipas tij skema që PS zbatoi gjatë qeverisjes së saj përmes pensioneve mujore do të kishte qenë shumë më tepër rezultative sesa skema e ofruar nga PD, si rrjedhojë do të kishte pasur dhe më tepër para të marra në xhepat e tyre. Malaj mohon faktin se PS po e përdor politikisht, pasi sipas tij ky është një problem real dhe një përlasje e tyre më këtë qeverisje. Shqetësuese për Malajn paraqitet edhe rritja nga viti në vit i përfituesve me këtë status, sidomos në rastet e përlasjeve ish të burgosur politikë-qeveri. Megjithatë ai shprehet se kjo shtresë meriton vlerësim dhe dëmshpërblim, por në përputhje me mundësitë e shtetit, pa rënduar taksapaguesit shqiptarë.“PS me ardhjen në pushtet në 97 qoftë për të përndjekurit ashtu dhe ish pronarët pati një vëmendje, miratoi ligjin. Lidhur me ish të përndjekurit pozicionin im nuk është i lehtë si ish Ministër i Financave, ishte vështirë që të plotësosheshin kërkesat e tyre me paratë e taksapaguesve shqiptarë.Ndërtuam një skemë, duke ofruar një pension mujor. PD-së iu kthyen në vetëvete premtimet e pamundura për tu mbajtur. PS ka bërë propozimet e saj dhe ka qenë më realiste, të shpërblejmë ata që po jetojnë, pastaj të shtrihet mbështetja. Ka një tendencë të shtohet numri i përfituesve sa herë ka përplasje mes qeverive dhe tyre. Ky qëndrim është vetëm një benzinë e hedhur. Duhet bërë një inventar cka premtuar, cka realizuar dhe cfarë jo dhe të krijojë një marrëveshje të re. Fillimisht të shpërblehen ata që janë në moshë më të madhe dhe që kanë qenë vuajtës direkt në burgje. Nga pensionet që akorduam ne do të kishin marrë shumë më tepër nga cfarë kanë marrë. Duhet një ekuilibër mes kërkesave të tyre dhe mundësive të shtetit për të likujduar, pa rënduar taksapaguesit shqiptarë” theksoi deputeti i PS.Kur jemi përballë fushatës zgjedhore të 2013, Malaj parasheh një fushatë të ashpër nisur dhe nga klima politike, që në bindjen e tij krisjen e mori me zgjedhjen në mënyrë të njëanshme të Presidentit. Kjo sipas tij pasoi më pas me një përvetësim të pushtetit nga ana e mazhorancës, e cila mund ta përdorë në mënyrë abuzive edhe në këto zgjedhje.24 orë punë dhe mobilizim për të ndërprerë këtë keqverisje. Kjo duhet të jetë filozofia e PS sipas tij gjatë fushatës elektorale, për tu fokusuar më tepër në alternativat që do të ofrojë ajo përpara elektoratit për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.“Rrotacioni nuk do ndodhë në mënyrë automatike, duhet të rritet përgjegjësia. Vendit do ti duhet një qeverisje e qëndrueshme. Raporti i KE ka vlerësime shqetësuese për pavarësinë e gjyqësorit, pronat, korrupsionin, PS duhet të vazhdojë me një filozofi që tregon zhvillim të mëtejshmëm ekonomik. Shkalla e pregatitjes së opozitës, përgjegjësia për të ndërprerë keqqeverisjen e vendit kërkon punë 24 orë, po kështu edhe bashkëpunim me aleatët. Kredibiliteti duhet ndërtuar ditë pas dite dhe jo koalicione statistikore” u shpreh ai.Ashtu sic kanë lënë të kuptohet edhe deklaratat e hërëpashershme të lidershipit të PS, Edi Rama, kjo parti do të jetë e hapur për koalicion me cdo parti që synon ti japë fund qeverisjes aktuale, duke pasur parasysh këtu edhe forcat politike jashtë spektrit të majtë. Sa i përket LSI, Malaj u tregua i rezervuar, por ajo cfarë specifikoi ai, është fakti se konfiguracioni politik i parlamentit shqiptar pas zgjedhjeve të 2013 do jetë i ndryshëm nga ai i 2009 dhe partitë kryesore dhe LSI s`do kenë të njëjtën peshë për të ndikuar te njëra-tjetra, sic e kanë pasur deri më tani.