Kurimi i 2 ish të përndjekurve, Rama falenderon autoritetet italinë e greke

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka falenderuar përzemërsisht autoritetet italiane dhe greke që me një gatishmëri mbresëlënëse iu përgjigjën lutjes së tij për të marrë përsipër kurimin në dy qendra të specializuar mjekësore, të dy vendeve fqinjë, per të dy të burgosurit politikë të diktaturës komuniste.Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Kryesocilaisti Rama falenderon në mënyrë të posaçme guvernatorin e rajonit të Puglia-s Nichi Vendola, administratën e tij dhe Ambasadorin Italian në Tiranë Massimo Gaiani, i cili me humanizëm të spikatur mundësoi kapërcimin në kohë optimale të të gjitha barrierave burokratike për kurimin e Gjergj Ndreca e Lirak Bejko, të cilët me një akt të dëshpëruar për t`u dëgjuar dhe respektuar në dinjitetin e tyre njerëzor nga autoritetet shqiptare, në detyrë, i vunë flakën vetes.Për kryetarin e Partisë Socialiste ky është rasti për të shprehur kënaqësinë më të madhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të Shqipërisë me Italinë dhe Greqinë. Marrëdhënie që u materializuan në mënyrë kaq domethënëse si shembulli po kaq domethënës.Mëngjesin e sotëm, Gjergj Ndreca është transportuar për në një klinike në Greqi, ndërsa Lirak Bejko, pritet të niset për në Itali.