Ekstradohet nga Italia 24-vjeçari, akuzohet për “vrasje në tentativë”
Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme, rreth ores 17.30, u krye ekstradimi nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ylber Kola, 24 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Durrës.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.235, datë 28.03.2011, ka lëshuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprën penale të "Vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë".Shtetasi Ylber Kola akuzohet se më datë 28.12.2010, në fshatin Rrushkull,Sukth, pas një konflikti të momentit, ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur rëndë shtetasin A.U.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi më datë 26.08.2012 në Itali, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.