“Bastisen” çadrat nga pijet, grevistët: Do vazhdojmë pa ujë
Grupi grevist i ish të burgosurve politike kanë vendosur ekstremizimin e grevës së urisë, duke eleminuar edhe konsumimin e ujit të pijshëm. Këtë vendim ata e kanë marrë pasditen e sotme, kur shënohet dhe dita e 21 e grevës së urisë, një masë kjo qe sipas tyre erdhi si rezultat e ndërhyrjes së policisë në tendë duke i larguar pijet.Teksa shprehen të vendosur për të mbrojtur kauzën e tyre, ish të përndjekurit fajësojnë palën negociatore, të cilët patën një takim me Presidentin Nishani, pasi sipas tyre në vend që të sillte rezultat vetëm sa nxiti tensionet mes koordinatorëve të grevës dhe uniformave blu që mbikëqyrin grevën.Grupi i ish-të përndjekurve prej 21 ditësh është ngujuar në grevë urie në dy cadra të improvizuara në zonën e Komunës së Parisit, duke kërkuar dëmshpërblimin dhe një sëri kërkesash të tjera që pretendojnë se janë lënë në harresë nga shteti.