Rama në Elbasan: Taksa e sheshtë po asfikson biznesin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka përsëritur sërish kërkesën për heqjen e taksës së sheshtë për biznesin e vogël.Në një takim me përfaqësues të këtij biznesi në qytetin e Elbasanit, kreu i PS-së akuzoi qeverinë se nëpërmjet kësaj takse po asfikson biznesin e vogël."Duhet të ndahemi nga taksa e sheshtë dhe ta ngrejmë sistemin e marrëdhënies mes individit dhe shtetit mbi bazën e taksimit të ndershëm. Ne besojmë që është koha që ti japin frymëmarrje asaj pjese të shoqërisë, që nën barrën e taksës së sheshtë por asfiksohen” shtoi Rama.Ndërsa e ka cilësuar biznesin e vogël si motorrin kryesor të zhvillimit ekonomik, Rama premtoi se Partia Socialiste kur të vijë në pushtet do të krijojë kushte për zhvillimin e këtij biznesi.“30 përqind e këtij biznesi është i falimentuar dhe është e pamundur që ne ta neglizhojmë këtë për një motor jetik siç është biznesi i vogël për ekonominë. Ne do të krijojmë kushte që biznesi i vogël të shtrihet edhe më shumë në mënyrë që të ketë më shumë të punësuar” tha ai.Ai ka theksuar më tej se taksimi i ndershëm bazohet në vlerën e progresivitetit dhe taksa progresiste është një vlerë që nuk duhet ti mohoet shoqërisë.“ Është e domosdoshme sot që ne ti japim shoqërisë një moment qetësie dhe ti krijojmë të gjitha qytetarëve tanë kushtet e një qetësie relative për të mundur të lëvizin me më shumë shpejtësi për rritjen e kapaciteteve shërbyese të shtetit” tha Rama.Sipas tij, sipërmarrësit më të mëdhenj kanë nevojë për konsumatorë të aftë për të blerë produktet e tyre. “Taksa e korrupsionit është para e derdhur direkt mbi të sheshtën, por që në llogarinë e fundvitit është para e nxjerrë jashtë llogarisë së kompanisë, ndërkohë që taksa e kohës, zvarritje në labirintet e një burokracie të korruptuar” shtoi kryesocialisti.