Mohimi i ujit, grevistët thirrje institucioneve
Masat e fundit në cadrat ku po mbajnë grevën e urisë, i ka shqetësuar së tepërmi grupin e ish të burgosurve politikë. Përmes një deklarate për shtyp, kordinatorët e kësaj greve i bëjnë thirrje Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit të vendit për ndërhyrje, pasi sipas tyre po u shkelen të drejtat elementare, si mohimi i ujit dhe lëngjeve në ditën e 21 të grevës së urisë. Deklarata e plotë vijon si më poshte:“Keta jane te gatshem te na vrasin vete vetem per te na mohuar vetflijimin per te drejtat tona;Policia ndalon familjaret te vizitojne cadren e grevisteve; Grevistet vihen perpara presioneve policore per tu dorezuar dhe dal nga greva.I bejme thirrje Presidentit te Republikes, Nese akoma vazhdon te jete Presidenti i te gjithe Shqipetareve qe mbas takimit me te prisnim nje vijimesi dialogu dhe nje barrier anti-njerzore.z. President edhe ne Burgun e Spacit dhe te Qafes se Barit ku shumica jone ka vuajtur denimin na lejoheshin te na vizitonin grate dhe femijet. Rrethimi jone nga policia eshte i turpshem dhe i antinjerzor.z. President si President i te gjitheve Shqipetareve pavaresisht preferencave tuaja, Ju bejme thirrje te silleni si i tille.z. Kryeminister ti ndalosh ne greven e urise ne diten e 21 qe grevisten te marrin uje dhe caj eshte sikur ti kesh vrare vet me doren tende. Si mjek e di fare mire qe trupi yne i raskapitur ne mungese te lengjeve do te japi shpirt.Po te bejme thirrje Kryeminister se ne nuk dalim nga keto gardhe dhe kurthe policesh qe na ke ngritur. Shpresojme te na marresh seriozisht sepse e kemi treguar deri tani qe jemi te tille. Nese na nderpret lengjet dhe mjekimet ne do te rrime ketu deri sa te vdes secili nga ne. Dhe te gjithe Ne, jemi ne ndergjegjen tende.Le te sherbej kjo thirrje e sotme si testament ligjor per kedo qoft Prokuror i Pergjithshem. Ne po na lene te vdesim me ndergjegje te plote vec per ego te semure te nje drejtuesi tashme qe ka humbur lidhjen me realitetin, vendin dhe qytetaret e tij.I bejme thirrje Trupit te Huaj diplomatik ne Tirane qe te garantojne lirine dhe te drejten tone kushtetuese te tubimit, protestes dhe Greves se Urise. I bejme thirrje per te ushtruar te gjithe presionin e tyre pozitiv perkundrejt ketyre njerzve qe po na cojne me vetdije drejt vdekjes.I bejme nje thirrje te fundit edhe Ministrit te Brendshem. Terhiqe policin z.Minister se nuk jemi ne Korene e Veriut. Ketu jemi ne mes te Tiranes. Zotrote nuk duam te na politizoni deklaraten tone por ne nuk kerkojme Shtepi nga liqeni e nga Gjiri i lalzit, as range rovera nga ato qe ju Zotrote keni siguruar me "djersen e ballit". Terhiqi policet dhe sillu si perfaqesues i te gjithe shqipetareve, sillu si qytetar dhe si minister. Sjelljet prej tepisti vec do legjitimojne me shume kauzen tone.Ne duam leket e dhimbjeve qe Komunizmi na ka shkaktuar e duam vetem te hame pak buke e tu veme femijeve nje strehe mbi koke.Sa me shume te na lini te vuajme aq me shume si ne poezit e Majakovskit do te gdhendim mitin tuaj te diktatorit dhe te te papergjegjshmit.Kerkojme nga te gjithe shqipetaret e ndershem, te vuajtur e familjare te vine te jene prane nesh per te na mbeshtetur e garantuar te mos dhunohemi nga Policia” përfundon deklarata.