Deputetët e PD-së takohen me tregëtarët

Një ditë pas tryezës së Partisë Socialiste me biznesin, përfaqësuesit e mazhorancës janë ndalur në terren në takime me biznesin e vogël për situatën e taksimit të tyre.Në bashkëbisedimin me tregtarët zëvendës ministri i ekonomisë Eno Bozdo është interesuar nga afër me situatën e përballimit të taksave nga biznesi, ku tregtarët janë shprehur se janë ulur ndjeshëm taksat ndërsa kërkuan mbajtjen më tepër nën kontroll të informalitetit.Gjatë pronocimit për mediat zëvendësministri Bozdo dhe deputetja e Partisë Demokratike Lajla Përnaska janë shprehur se politika fiskale e ndjekur nga qeveria reflektohet ehe tek biznesi i vogël, ndërsa e ka cilësuar premtim elektoral të pamundur atë të Partisë Socialiste për heqjen tërësisht të taksave për biznesin e vogël.Një ditë më parë Partia Socialiste organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të biznesit të madh, në të cilën u shpalosën problematikat me të cilat përballet biznesi.