Fondi Shqiptar i Zhvillimit nis asfaltimin e rrugës në Otllak të Beratit
Fondi shqiptar i zhvillimit ka vijuar në bazë të planit për ndërhyjet në infrastrukturë, ndërhyrje këto që prekin zonat më të thella rulale ku në të shumtën e rasteve asfaltimi i rrugëve ka munguar për më shumë se 2 dekada. Këtë herë ndërhyrja është bërë në komunën Otllak në Berat, ku asfaltimi ndihmon banorët e 3 fshatrave të kësaj komune.Rruga Ullinjas - Qereshnik 5.5 km e gjatë, dhe përvecse ka përmirësuar komunikimin mes fshatrave lidh këtë komunë me rrugën nacionale Berat - Lushnje. Ekspërtët që po mbikqyerin punimet tha se më parë rruga ekzistuese ka qënë e amotizuar dhe se ka qënë e vështirë lëvizja e automjeteve për tranportin normal të njerëzve dhe mallrave.Benet Beci, drejtori i Fondit Shqiptar i zhvillimit duke parë punimet në këtë fazë të fundit u shpreh se ne përfundimin e këtij segmenti rrugor, 3 mijë banorë të këtyre fshatrave do të qarkullojnë në kushte normale transporti, duke lehtësuar lidhjen me shërbimet arsimore, shëndetësore, dhe tregjet .Ata që e prekin këtë investim janë vetë banorët. Ata thotë se më parë rruga ka qënë me cakull dhe një kalimshme ku gjatë dimrit autoveturat e kanë patur të pamundur të kalonin midis këtyre fshatrave.Sipas ekspertëve të fondit rruga e re ka një gjërësi prej 5 m, përfshirë bankina anësore në të dyja anët, është e pajisur me të gjithë elementet nevojshëm të infrastrukturës, siç janë sinjalistika vertikale dhe horizontale, kanalizimet e ujrave te bardha, ura, etj.Pjesë e këtij projekti ka qënë ndërtimi 1 një ure të re dhe zgjerimi i disa urave ekzistuese. Ky investim synon të ndihmoë fermerët e kësaj zone duke nxitur më tepër prodhim bujqësor dhe më pas transportion e produktetve për të tregëtuar në tregjet e Beratit dhe Lushnjes.