Tentoi të vetëdigjet, transportohet drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës
Niset për kurim drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, 47 vjecari, i cili tentoi të vetëdigjet mesditën e sotme para bashkisë së Pogradecit. Si rezultat i gjendjes së rëndë shëndetësore, ku Gëzim Hamiti paraqet djegie në 35 % të trupit është nisur drejt Tiranës për një mjekim të specializuar.Hamiti, baba i dy fëmijëve dhe punëtor në ndërmarrjen e gjelbërimit në Bashkinë e Pogradecit, tronditi qytetin me tentativën e tij për vetëflijim, ku teksa ka marrë lajmin se është pushuar nga puna është lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes.Policia njoftoi se Hamiti është në gjendje të rëndë për jetën i shtruar në spitalin rajonal të qytetit dhe se aktin e ka kryer ne gjendje te dehur. Akti i rende, vjen pas dy rasteve të tjera në radhët e ish të burgosurve politikë në Tiranë, të cilët tentuan ti japin fund jetes nepermjet vetedjegies.