Fituesit e paregjistruar, MASH: Afati I fundit 13 tetori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2012, 09:48
Një numër i konsiderueshëm i maturantëve të cilët janë shpallur fitues nuk janë regjistraur edhe pse ka një javë që ka nisur viti i ri akademik. Këta fitues janë ulur në auditoret e universitetit por pa qënë të regjistruar zyrtarisht.Gabimi qëndron se shumë prej tyre janë regjistruar online duke e keqinterpretur këtë si hapin e fundit të regjistrimit. Edlira Late, drejoreshë e përgjithshme e arismit të lartë në MASH bëri thirrjen e fundit kandidatëve për ta që të dorëzojnë dokumenet në sekretaritë e fakulteteve.Afati i fundit është ora 24:00 e datës 13 tetor. Nëse nuk regjistrohen, kandidatët për studentë e kanë të humbur mundësinë për të qënë në universitet në këtë vit akademik.