Haxhinasto-Ramës: Politika fiskale, jo qëllim në vetëvete

Nga qyteti i Elbasanit, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto , i është përgjigjur deklaratave të kryesocialistit Edi Rama për politikat fiskale dhe taksat, ku ka theksuar se politika fiskale nuk është qëllim në vetëvete, ndërsa taksat i ka vlerësuar instrumentë për rritje ekonomike.Sipas Ministrit të METE-s pa rritje ekonomike nuk ka shpërndarje të drejtë, ndërsa ka deklaruar se objektiv i këtij dikasteri mbeten prodhimet "Made in Albania".“Objektivi ynë janë prodhimet "Made in Albania", ndërsa objektivi për fasonët nuk është fitimi i tenderave, por mbyllja e qarkut të plotë të prodhimet në vend” ka theksuar ai.Këto deklarata Haxhinasto i bëri gjatë takimit me strukturat e LSI në Elbasan, Librazhd dhe Peqin.Gjatë ditës kreu i PS-së Rama gjatë një tryeze me përfaqësues të biznesit të madh në vend theksoi se disa nga sektorët e ekonomisë si ndërtimi apo fasonët ndodhen në gjendje të vështirë, ndërsa premtoi se pas 9 muajsh ku PS-ja të vijë në pushtet do të hapet një faqe e re për biznesin.