Berisha në Deçan, përurohet busti i Isa Boletinit
Pas qytetit të Gjakokës, kryeministri Berisha ka vizituar edhe Deçanin ku ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të heroit Isa Boletini në fshatin Isniq. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se inagurimi I bustit të Isa Boletinit është një ngjarje e madhe për Kosovën, për Shqipërinë dhe për shqiptarët kudo që janë."Sot ne inagurojmë shtatoren e këtij burri të madh këtu në Isniq, vendin ku ai merrte fuqi dhe frymëzim në betejat e tij të mëdha për Shqipërinë dhe për Kosovën. Sot ne me këtë xhest i kthejmë burrit të madh të kombit një copëz të nderit të madh që na la prapa, të nderit që la për çdo shqiptar. Isa Boletini u shndërrua në një nga emrat e shquar të këtij kombi. Luftrat e tij mbushën faqet e shtypit të mbarë botës. Shqipërisë dhe pavarësisë së saj, kombi ekzistencën e tij ua detyron përpjekjeve mbinjerëzore, luftrave titanike të shqiptarëve në Kosovë dhe në mbarë trojet shqiptare. Kur ndalesh dhe mendon se kush ishin aleatët çdo gjë shkon përtej legjendës, përtej imagjinatës, përtej njerëzores” tha Berisha.Kryeministri Berisha ka vlerësuar luftën heroike të Kosovës si edhe progresin që ka bërë Kosova gjatë këtyre viteve. “Lufta e Kosovës ishte një luftë heroike. Kosova ka ndërtuar më shumë se çdo vend tjetër në këto 5 vite shtet” tha Berisha.Në një ceremoni të veçantë, Kryeministri Berisha është nderuar me titullin "Qytetar Nderi" i Deçanit, dhënë nga këshilli komunal. Gjithashtu gjatë vizitës në Deçan kryeministri ku ka nderuar kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan, ka zhvilluar vizitë në familjen Haradinaj, si dhe ka vendosu buqeta me lule edhe pranë shtatoreve të heronjve Luan Haradinaj dhe Sali Çeku.Gjatë vizitës së tij në Gjakovë dhe Deçan, Kryeministri Berisha ka shprehur ndjenjën e krenarisë dhe përuljes, në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, para kontributit të shquar dhe sakrificave të të gjithë patriotëve shqiptarë, kudo, në ngjarjen më të madhe të historisë moderne shqiptare.