Ujërat detarë, Delavekuras: Duhet vullnet i mirë politik

Athina zyrtare ka vlerësuar se zgjidhja sa më parë e marrëveshjes së ujërave detare me Shqipërinë do të ishte një hap vendimtar drejt forcimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, si dhe garant për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në të gjithë rajonin. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregori Delavekuras, gjatë një konference për shtyp duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve e, ka theksuar se adresimi sa më parë i kësaj ceshtje kërkon vullnet politik.“Në mjedisin e ri të miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë që është formuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, është e rëndësishme për të adresuar direkt, me vullnetin e duhur politik, problemet kronike dhe çështjet e pazgjidhura që ekzistojnë, duke i dhënë përparësi zgjidhjes së delimitimit të Marrëveshjes së Zonave Detare midis dy vendeve”u shpreh ai.Ndërkaq Delavekuras, ka vlerësuar se cështja e ujërave duhet të zgjidhet në bazë të ligjeve ndërkombëtare.E në këtë frymë të re të marrëdhënieve mes dy vendeve, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke e ka vlerësuar të sukseshme vizitën e një jave më parë në Athinë të Ministrit te Jashtem te vendit tone."Javën e kaluar kemi pasur një vizitë shumë të suksesshme të Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në vendin tonë, vizitën e parë pas disa vitesh. Dëshira e Qeverisë greke dhe Ministrit të Jashtëm Dimitris Avramopulos është për të inaguruar një shtysë të re në marrëdhëniet tona me Shqipërinë dhe për të krijuar kushtet për bashkëpunim strategjik me këtë vend, në të gjitha nivelet”, deklaroi ai.