Pezullohet kompania e Landfillit të Sharrës, Mediu: S`kishte leje mjedisore
Pas shqetesimit të ngritur më heret nga specialistet e mjedisit se Landfilli i Sharrës po shkon drejt mbushjes, realisht fati i këtij vendgrumbullimi mbetjesh eshte ende në pikëpyetje.Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, shprehet i vendosur kur thotë se të gjitha kompanitë që merren me mbetjet do t`i nënshtrohen kritereve të vendosura dhe për sa i përket kompanisë që operon pranë Landifillit të Sharrës në Tiranë, po vepron pa një leje mjedisore, dhe për të do të ketë penalitete.Ministri i Mjedisit tha se edhe Shqipëria duhet të ndjekë politikat e shteteve europiane, që mbetjet t`i nështrohen riciklimit dhe jo groposjes së tyre në Landfille.Sipas Ministrit, ligji për importin e mbetjeve është sipas standarteve europiane, madje vendi yne ka vendosur kritere më të rrepta për zbatimin e tij. Sipas Mediut në vend është vetëm një kompani që importon mbetje plastike, ndërkohë që katër të tjera importojnë skrap, i cili konsiderohet 95% i pastër pa efekte në mjedis.