QSUT, mjekët kryejnë operacion për zgjerimin e aortës së zemrës

Mjekët e kardiokirurgjisë në QSUT kanë përfunduar me sukses një operacion të rrallë për zgjerimin e aortës. Operacioni ka zgjatur disa orë por për fat të mirë pacientja tashmë gëzon shëndet të plotë.Zgjerimi i aortës është një ndër opercione më të rralla që kryhen qsut dhe në spitalet e tjera te rajonit. Edhe pse mjekët shqiptar janë të specializurar për këtë ndërhyrje, mungesa e aparaturës kanë lënë pezull prej kohësh realizimin e këtij operacioni. E nëse në vendet e tjera ky intervent kushton rreth 8 mijë euro mjekët në Shqipëri e kanë realizuar me një pagesë të përballueshme për pacientin.Në Shqipëri, 22 meshkuj dhe 27 femra në 100.000 vetë vuajnë nga ky problem në aortë prandaj duke e parë si një shqetësim, ministri i shëndetësisë Vangjel Tavo tha se pacientët nuk kanë pse të shkojnë jashtë shtetit për ndërhyrje të tilla kur mund të kryhen me sukses edhe në Shqipëri.Edhe drejtori i spitalit Edmond Rrushi vlerësoi punën e bërë nga bluzat e bardha ndërsa nuk ka dashur të komentoj më gjatë në lidhje me mungesën e barnave në disa shërbime në QSUT.